Site icon Telegrafi

Microsoft lëshon arnimet e sigurisë për janar

Kompania gjigante softuerike Microsoft për të martën e ardhshme ka paralajmëruar një paketë modeste të arnimeve e cila rregullon vetëm dy lëshime në Windows.

Lëshimi i parë është kategorizuar si i rëndësishëm, e prek vetëm Windows Vistan, derisa i dytë është kategorizuar si kritik dhe prek të gjitha versionet aktuale të Windows. Në mesin e arnimeve nuk ka zgjidhje për lëshimin e zbuluar kohë më parë për paraqitjen e fotografive, respektivisht Windows Graphics Rendering Engine dhe lëshimin në shfletuesin Internet Explorer të publikuar në dhjetor i cili veçmë ka filluar të përdoret për sulme të sigurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version