Telegrafi

Microsoft largon shumë punëtorë nga puna?

Sipas një raporti të fundit nga Bloomberg thuhet se Microsoft do të bëjë largime të reja të punëtorëve të saj, dhe se njoftimi për këtë vendim do të bëhet këtë javë.

Para pak kohësh, Microsoft e ka blerë njësinë mobile të kompanisë Nokia në vlerë prej 7.2 miliardë dollarësh, dhe sipas burimeve, disa nga shkurtimet e vendeve të punës do të bëhen pikërisht nga njësia e kompanisë Nokia, e cila tashmë është në pronësi të gjigantit amerikan.

Shkurtimet punës me sa duket do të vijnë nga fusha të cilat përputhen në mes të dy kompanive, edhe pse ende nuk ka detaje të veçanta për largimet e punëtorëve, dhe njësitë nga të cilat do të shkurtohen resurset njerëzore.

Microsoft aktualisht ka një masë të madhe të punëtorëve, ose saktësisht ka 127.104 të punësuar, ndërsa me blerjen e kompanisë Nokia asa iu shtuan edhe 30,000 punonjës shtesë, për ta arritur numrin më të madh të punëtorëve që kompania ka pasur deri më sot. /Telegrafi/