Telegrafi

Microsoft lanson softuerin për WP8 me rastin e daljes së pajisjes

Redmond do të jetë kompania që do të kujdeset për këtë shërbim, pasi që sapo ka lëshuar aplikacionin pa pagesë për Windows Phone që mund ta gjeni në Windows Store.  

Ky aplikacion do të ju mundësoj futjen e muzikës, fotove apo videove në kompjuter dhe anasjelltas – në telefon, si dhe mundëson përdorimin e aplikacionit Windows 8 për të ndarë kërkimet tuaja me të tjerët, ruajtjen e fotove dhe videove që keni bërë  me telefon në mënyrë automatike në kompjuterin tuaj  dhe kontrolloimin e hapësirës së telefonit tuaj për të parë se si jeni duke e shfrytëzuar atë.

Poashtu, programi ju mundëson shkarkimin e aplikacioneve telefonike dhe opsionin e kërkimit të telefonit tuaj WP8 në rast se ju humbet. Softuerin mund ta shkarkoni në këtë link dhe krejt çka do të ju nevojitet më pas është pajisja telefonike WP8, për të cilat do të lajmërohen datat e daljes në treg, sot pasdite.  /Telegrafi/