Telegrafi

Microsoft lanson Skype për Outlook.com

Në të njëjtën kohë, kompania ka shtuar karakteristika të reja dhe ka përmirësuar disa të meta të cilat janë raportuar në versionin e mëparshëm.

Integrimi i Skype në Outlook.com ishte paraqitur në prill të vitit të kaluar fillimisht, por i njëjti ishte në dispozicion vetëm përdoruesit e shërbimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke u ofruar atyre një gamë të plotë të shërbimeve të Skype në postën e tyre elektronike sikurse thirrjet zë, video thirrjet, dhe mesazhet.

Në gusht, shërbimi i njëjtë arrit edhe në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Francë, Kanada, dhe Brazil.

Në atë kohë, Microsoft tha se shërbimi do të jetë i disponueshëm në mbarë botën në të ardhmen e afërt, e cila me sa duket përkthehet në lansim shtatë muaj më vonë.

Siç nënkuptohet edhe nga emri, Skype për Outlook.com ju lejon të lidheni me miqtë tuaj të Skype direkt nga Outlook.com. / Telegrafi /