Microsoft ka njoftuar se më 5 tetor do të lansoj në treg Office 2021, të njëjtën ditë kur edhe do të lansohet edhe sistemi i ri operativ Windows 11.
Sikurse versioni Office 2019, Office 2021 do të jetë i qasshëm për Windows dhe macOS. Kjo pako është e dedikuar për ata që nuk duan të bëjnë parapagesë për Microsoft 365, transmeton Telegrafi.
Microsoft ka premtuar se detaje tjera do të zbulojë së shpejti për Office 2021. E nga raportimet e mëparshme, dihet që pakoja softuerike do të ketë përmirësime të shumta që u zbuluan në versionin Office LTSC.
Gjiganti amerikan ka njoftuar se planifikon të përkrah softuerin për të paktën pesë vite, e nga fillimi i punës me të do të mund të shfrytëzohet nga sistemet 32 dhe 64 bit. /Telegrafi/