Microsoft ka lansuar një aplikacion të ri të Office që duhet të shërbejë si pikënisje për këdo që dëshiron të përdorë produktet Office.
Office është projektuar për të zëvendësuar aplikacionin ‘My Office’ që është aktualisht në ofertë dhe duhet të shërbejë si një portë për dokumentet e fundit, aplikacionet desktop të Office ose qasjen në versionin falas të Office, në dispozicion online.
Aplikacioni i ri thuhet se do të vijë i para-instaluar në pajisjet Windows 10 dhe nuk do të kërkojë që të përdoret një abonim Office 365.
Office gjithashtu do të vijë me një mori udhëzimesh, këshilla dhe informacione të tjera të dobishme për mundësitë e aplikacionit.
Administratorët e IT-së do të jenë në gjendje ta personalizojnë atë dhe t’i lejojnë palët e treta të kenë qasje.
Ata që janë të interesuar në shkarkimin e aplikacionit mund ta bëjnë këtë në Microsoft Store. Të tjerët do ta marrin atë, me kalimin e kohës.
Një nga qëllimet e aplikacionit, sipas The Verge, është që të promovojë më mirë versionin pa pagesë të Microsoft Office që mund të gjendet në internet.
Me sa duket, Microsoft ka pasur vështirësi për të promovuar siç duhet veçoritë në të kaluarën dhe shpreson të tërheqë vëmendjen e të gjithëve tek aplikacioni tani. /Telegrafi/