Telegrafi

Microsoft konfirmon ardhjen e Windows 8.1 me Bing

Raportimet e mëhershme rezultuan të jenë të sakta, pasi që Microsoft ka lëshuar verisonin e ri të sistemit të saj operativ Windows 8.1 me Bing.

Synimi i kompanisë fillimisht është tek prodhuesit sikurse Dell dhe kompanitë e ngjashme, ndërsa oferta është më e favorshme për kompanitë prodhuese sepse Windows 8.1 ka integruar edhe motorin e kërkimit Bing, e cila vjen e para-zgjedhur për përdoruesit e këtyre pajisjeve.

Versioni i ri i Windows 8.1 do të debutojë në Computex, por sot është konfirmuar nga vetë Microsoft.

Windows 8.1 me Bing nuk mund të blihet ndaras, ndërsa disa prodhues të kompjuterëve personal do të ofrojnë edhe paketën e Microsoft Office me Windows 8.1./Telegrafi/