Telegrafi

Microsoft: Kemi zbuluar hakerët e rinj rusë dhe tashmë kanë sulmuar

Kompania amerikane Microsoft njoftoi sot se ka zbuluar sulme të reja të hakerëve rusë ndaj organizatave politike në SHBA përpara zgjedhjeve të vjeshtës për Kongresin.

Gjiganti i teknologjisë tha se një grup hakerësh të lidhur me qeverinë ruse bënë domene të rrejshme të internetit që i ngjante dy organizatave konservatore, Institutit Hudson dhe një Institutit ndërkombëtar republikan.

Tri ueb faqe të rreme u bënë për t’u dukur si vend i Senatit amerikan. Microsoft nuk ka ofruar përshkrime të tjera të faqeve të rreme, transmeton AP.

Microsoft tha se sulmet janë kryer nga një grup hakerësh “Strontium”, i cili njihet edhe si “Fancy Bear” ose “APT28”.

Hetuesi special Robert Muller, i cili shqyrton lidhjet midis selisë së Donald Trump me qeverinë ruse, ka lidhur grupin e hakerëve me shërbimin e inteligjencës ruse, GRU. /kp/Telegrafi/