Telegrafi

Microsoft ka njoftuar se kur do t’i prezantojë disa video-lojëra të reja për Xbox Series X

Krijuesi i softuerëve Microsoft, ka bërë të ditur se me shatë maj, do të zhvillojë një konferencë përmjet internetit, ku do të bëjë disa prezantime, me fokus në video-lojëra.

Video-lojërat e reja do të jenë për Xbox Series të ri, ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë, pasi që është thënë se do të njoftohen në një datë tjetër, transmeton Telegrafi.

“Shikoni video-lojërat e reja, që ne i kemi zhvilluar me bashkëpunëtort tanë”, thuhet shkurt në njoftimin në Twitter, ku bëhet e ditur vetëm data e saktë.

Prezantimi i prinë lansimit të video-lojërave, që pritet të ndodhë në qershor, kur edhe lansohet E3 e re.

Ky aktivitet i Microsoft, vjen menjëherë pasi Ubisoft njoftoi për lansimin e Assasin’s Creed Valhalla.

Së bashku me Viking, kjo lojë do të vijë në kohën e festave të fundvitit në Xbox Series X dhe PS5. /Telegrafi/