Site icon Telegrafi

Microsoft ka lehtësuar mundësinë e ndryshimit të shfletuesit

Përditësimi më i fundit kumulativ për Windows 11 më në fund ka sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Përditësimi tani ju lejon të ndryshoni shfletuesin e paracaktuar në sistemin operativ duke përdorur metodën me një klikim.

Në këtë mënyrë, Microsoft i është përgjigjur kritikave të atyre që thonë se Windows po u imponon përdoruesve Microsoft Edge.

Përditësimi i ri kumulativ është shënuar KB5012592 dhe arrin në pajisjet Windows 11 si pjesë e ciklit “Prill 2022 Patch Tuesday”.

Është interesante se Microsoft nuk përmend përmirësime specifike në përzgjedhjen e shfletuesit në rishikimin e tij të përditësimit më të fundit.

Në vend të kësaj, ai përmend se përditësimi i sigurisë përfshin përmirësime që ishin pjesë e një përditësimi të mëparshëm KB5011563, i cili prezantoi një opsion të ri në Cilësimet – duke ndryshuar shfletuesin e paracaktuar të uebit. /Telegrafi/

Exit mobile version