Telegrafi

Microsoft i shtyen përdoruesit drejt Windows 10

Për më shumë, në disa versione Microsoft është duke i përditësuar automatikisht përdoruesit dhe duke i bërë me Windows 10 nëpër kompjuterët e tyre, nësë ata e kanë pranuar opsionin e përditësimit.

Sipas Ars Technica, gjatë ditëve të fundit, disa përdorues të Windows kanë raportuar që kompjuterët e tyre poashtu kanë startuar automatikisht sistemin e ri, Windows 10.

Sipas një deklarate të marrë nga Microsoft, thuhet se Windows 10 do të hyjë automatikisht vetëm në përdoruesit e Windows 7 dhe 8 të cilët kanë aranzhuar shkarkimin automatik të risive që sjell platforma e saj. (Telegrafi)