Telegrafi

Microsoft gati me Surface Phone?

Kohëve të fundit kanë qarkulluar disa thashetheme për telefonin Microsoft Surface i cili pritet të lansohet gjatë vitit tjetër.

Për momentin, pajisjet me Windows 10 janë të përbëra nga linja e Microsoft Lumia, e cila thuhet se do të ndalohet së shituri deri në fund të këtij viti.

Sipas një raporti të fundit, Microsoft do të përfundoj linjën Microsoft lumia në dhjetor gjë që duket e pakuptimtë pasi që telefonat Surface nuk pritet të zbulohen deri në vitin tjetër.

Lajmi vjen nga Winbeta, sipas të cilëve pas përfundimit të prodhimit të pajisjeve Lumia në dhjetor, Microsoft do të vazhdoj shitjen deri në largimin e të gjitha njësive të kësaj linje.