Telegrafi

Microsoft fiton 2 miliardë dollarë në vit nga Android

Me shumicën e prodhuesve të telefonave dhe tabletëve Android, Microsoft tani ka përfunduar marrëveshjet për patentat e kompanisë që ata i përdorin, ose ato që janë përdorur nga Android, dhe këto marrëveshje besohet se e i kanë sjell kompanisë rreth 2 miliardë dollarë në vit.

Lajmi vjen nga analistët e kompanisë Nomura, të cilët kanë thënë këtë vit pritet që Microsoft të përfitojë 2 miliardë dollar nga Android, apo 95 për qind të profitit të saj neto.

Aktualisht, Microsoft ka licenca të patentave me një numër të madh të prodhuesve të pajisjeve mobile në Android, të cilat përfshijnë emrat e njohur të industrisë sikurse Nikon, Hon Hai, ZTE, Pantech, LG, Huawei, Compal, Samsung, HTC dhe të tjerët.
Megjithatë, ende nuk dihet shuma e saktë që një kompani e caktuar i paguan Microsoft, mirëpo thuhet se për çdo pajisje të prodhuar, kompanitë duhen t’i paguajnë asaj prej 5 deri në 10 dollarë.

Nëse merren parasysh se sa shumë pajisje Android shiten çdo vit, atëherë i bie që kjo është shumë është tejet fitimprurës për Microsoft. / Telegrafi /