Në fakt, modeli i ri Nokia Lumia 630 tashmë ka debutuar në disa vende të ndryshme të botës, dhe vendi i radhës ku do të paraqitet është edhe kontinenti afrikan.
Në një ngjarje të organizuar në Afrikën e Jugut, Microsoft ka prezantuar Nokia Lumia 630, model i cili do të dal në shitje për një kosto të përafërt me 188 dollarë.
Dhe ky nuk do të jetë modeli i vetëm i telefonit nga Microsoft, pasi që është thënë se edhe modeli më i avancuar i telefonit të saj, Lumia 930 do të fillojë të shitet, së shpejti.
Edhe pse nuk ka dhënë asnjë datë për lansimin e Lumia 930, pritjet janë që kjo të ndodhë deri kah muaji shtator.
Ndërsa, sa i përket karakteristikave të Lumia 630, Microsoft ka ofruar ekranin e telefonit me diagonalen prej 4.5" me rezolucion prej 480 x 854 pikselëve, dhe procesorin prej 1.2GHz quad-core Snapdragon.
Në mes tjerash aty janë edhe 8GB memorie të brendshme dhe mundësia e zgjerimit të hapësirës me kartelën microSD, kamera e pasme me 5MP për foto dhe video, si dhe bateria me 1,830 mAh. /Telegrafi/