Firma analitike Statcounter ka publikuar raportin e saj të marsit, i cili tregon se Microsoft Edge po fiton ngadalë më shumë shfrytëzues.
Sipas Statcounter, Microsoft Edge tani është shfletuesi i dytë më i popullarizuar kur bëhet fjalë për platformat desktop.
Në muajin mars, Edge kaloi Apple Safari. Google Chrome, siç pritej, mbeti në vendin e parë bindës.
Google Chrome: 67.29%
Microsoft Edge: 9.65%
Apple Safari: 9.56%
Mozilla Firefox: 7.57%
Opera: 2.81%
Situata është disi e ndryshme në tregun global që kombinon platformat mobile dhe desktop. Google Chrome është ende bindshëm i pari, ndërsa Safari është në vendin e dytë të rehatshëm, shumë përpara Microsoft Edge.
Google Chrome: 64.53%
Apple Safari: 18.84%
Microsoft Edge: 4.05%
Mozilla Firefox: 3.4%
Internet Samsung: 2.82%
Microsoft është një “lojtar” relativisht i ri në tregun e celularëve dhe aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të konkurruar me platformat Android dhe iOS.
Megjithatë, Edge po ecën mirë në platformat desktop. /Telegrafi/