Telegrafi

Microsoft e mohon versionin e lirë të konsolës Xbox One

Thashethemet për një version më të lirë të konsolës së famshme të Microsoft pushtuan forumet në internet, të cilat madje pohonin se konsola do të paraqitej në treg në tetor të këtij viti.

Kur është pyetur për këto spekulime, Greenberg u përgjigj, duke thënë “jo, ju nuk mund të besoni gjithçka që lexoni në internet".

Edhe pse fjalët e drejtorit të Xbox janë më të besueshme sesa ato të forumeve, një gjë është e sigurtë; Microsoft ishte duke e testuar një version të tillë të konsolës së saj. / Telegrafi /