Microsoft ka mbyllur aplikacionin e saj Cortana për Windows 11.
Një përditësim i ri i Cortana e çaktivizon asistenten dixhitale, tri vite pasi që Microsoft gjithashtu e kishte mbyllur aplikacionin Cortana për iOS dhe Android.
Nëse tentoni të hapni Cortana-n në Windows 11, ju do ta shihni një njoftim mbi atë se si aplikacioni tani është mbyllur dhe një link i cili ju çon tek një artikull i cili flet për ndryshimin.
Microsoft tani planifikon që në vjeshtën e 2023-shit t’i jap fund mbështetjes të Cortana edhe tek Teams në telefona, Microsoft Teams Display dhe Microsoft Teams Rooms, raporton The Verge, përcjell Telegrafi.
Por befasisht, sipas Microsoft, Cortana e integruar në Outlook për telefona “do vazhdojë të jetë në dispozicion”.
Cortana kishte nisur funksionin si asistente dixhitale në Windows Phone, përpara se Microsoft ta shtonte atë si asistente edhe tek Windows 10 në vitin 2015.
Në fakt Cortana kishte e kishte të vështirë të garojë me rival si Alexa ose Google Assistant, pavarësisht ridizajnimit për iOS dhe Android. /Telegrafi/