Telegrafi

Microsoft e fut Windows në realitetin virtual

 

Gjiganti teknologjik amerikan, Microsoft, ka njoftuar se do të mundësoj programit Windows të hyj në tregje të reja, specifikisht, atë të realitetit të përzier virtual.

Lajmërimi i bërë të mërkurën e kaluar ka bërë të ditur se programi më i famshëm i Microsoft së bashku me programin tjetër HoloLens do të hapen ndaj përdorimit në softuerët e programit të shtuar (shembull Google Glass) për të punuar me përvojat e realitetit virtual.

Pajisjet e ndërtuara për të punuar me platformën Windows tani do të kenë mundësi të hyjnë në botën e pajisjeve që mundësojnë vizita në realitete të ndryshme, përmes HoloLens.

Shtimi i Windows platformës në programet e realiteteve virtuale të shtuara ose të përziera do të thotë që prodhues të ndryshëm të pajisjeve të tilla do të mund të funksionojnë përmes platformës së Microsoft.

“Ne jemi duke sjellur programin për HoloLens në të gjithë ekosistemin e pajisjeve të realiteteve të përziera dhe njëkohësisht po i ftojmë partnerët tonë të na bashkangjiten në platformën tonë.” – ka deklaruar një zyrtar i Microsoft për AFP.

Lista e partnerëve të deritanishëm që po punojnë me planin e ri të Microsoft përfshin HTC, Lenovo, Asus dhe HP.