Kompania e Microsoft ka publikuar të mekurën një planin për të shkurtuar 7800 vende pune, e thënë ndryshe 7 për qind të forcës punëtore. Gjithashtu, do të ulë edhe 7.6 miliardë dollarë në biznesin e Nokias në mënyrë që të nxjerrë nga vështirësitë biznesin e telefonit.
Sipas Microsoft, shumica e shkurtimeve nga puna do të bëhet tek punonjësit e biznesit të telefonit, si dhe do të rishikojë investimet e veta që kapin vlerën prej 750-850 milionë dollarë.
Shkurtimet do të fokusohen në Finlandë me 2300 vende pune, aty ku është edhe Nokia.
Ky njoftim vjen vetëm një vit pasi kompania nga Uashingtoni, “Redmond”, e specializuar në krijimin e programeve telefonike, njoftoi se do të shkurtojë rreth 18 mijë vende pune. /Telegrafi/