Telegrafi

Microsoft do të fitoj edhe më shumë në Android

Ndoshta tingëllon çuditshëm se përse Microsoft po merret me licencimin e patentave me të cilat menaxhon Google, por MS qysh tani posedon mjaftë patenta të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë prekin teknologjitë e ndërlidhura me Android dhe Chrome dhe në to për çdo vit fiton qindra miliona dollarë.

Pegatron është një nga prodhuesit udhëheqës të elektronikës në Tajvan dhe bashkëpunon me shumë kompani elite të TI – Apple, HTC, HP dhe të tjerë. Vitin e kaluar pati profit prej mbi 20 milion dollarë.

Marrëveshja me Microsoftin mbulon e-lexuesit, tabletët dhe smartphonët të cilët Pegatron prodhon dhe të cilët përdorin qoftë Androidin qoftë Chromein. Kështu mbi 70% e të gjitha pajisjeve në Android në SHBA do të jenë të mbuluar me licencën nga Microsoft.

As MS e as Pegatron nuk kanë zbuluar detajet e marrëveshjes, por Microsoft pranoi se do të marr shpërblime nga Pegatron.
Shikuar në kontekstin e tekno luftës së ftohtë në mes Microsoft dhe Google, ky veprim paraqet një lavdërim arrogant të kompanisë së Bill Gatesit – derisa Google nuk ffiton as një euro nga shitja e pajisjeve me Android (por vetëm përdorë platformën për shitjen e reklamave), Microsoft tani do të fitoj më shumë se asnjëherë më parë duke iu falënderuar pronës intelektuale. /Telegrafi/