Telegrafi

Microsoft do ta blejë Nokia’n?

Mirëpo, ndaj të gjitha deklaratave ka reaguar Eldar Murtzain, i cili edhe njëherë ka thënë se Nokia dhe Microsoft janë në bisedime për një marrëveshje, e cila mund të përfundohet shumë shpejtë.

Sipas tij, Steve Ballmer, Andy Lees dhe Stephen Elop, Kai Ostamo do të takohen në Las Vegas për ta përfunduar marrëveshjen për blerjen e njësisë së telefonave të mençur mobil të Nokia’s, nga ana e Microsoft.

Në rast se Nokia e shet biznesin e saj tek Microsoft, ajo do të mbetej si prodhues vetëm i telefonave të thjeshtë mobil, dhe pas nënshkrimit të një marrëveshje për sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone, një përfundim i tillë për Nokia’n duket më se i mundshëm. / Telegrafi /