Telegrafi

Microsoft Cortana tani edhe në Android dhe iOS

Lansimi i shërbimit të saj edhe në platformat e reja rivale vijon pas fazës së testimit beta për aplikacionin e Cortana që është duke u zhvilluar gjatë disa muajve të fundit.

Në një mënyrë të ngjashme sikurse edhe shërbimet dhe aplikacionet tjera edhe Cortana është një asistent virtual i cili kontrollon gjërat përmes zërit dhe siguron një mënyrë të lehtë për të menaxhuar njoftimet, detyrat e thjeshta si dhe aftësinë për të ndjekur fluturimet, dërgesat dhe rezultatet nëpër të dy pajisjet – kompjuterë personal dhe telefona mobil. Por tani Cortana vjen edhe në Android dhe iOS. (Telegrafi)