Microsoft tashmë ka thënë se asistenti i saj digjital Cortana po vjen edhe për Android.
Tani kompania ka zbuluar se një version beta i aplikacionit Cortana do të jetë në dispozicion për përdoruesit e Android gjatë muajit të ardhshëm.
Mirëpo siç ka thënë Microsoft, Cortana për Android nuk do ti ketë të gjitha funksionet që aplikacioni i ofron për Windows Phone 8.1 dhe Windows 10. (Telegrafi)