Telegrafi

Microsoft Cortana brenda javësh edhe në Android

Versioni aktual i Cortana për Android që është shfaqur në internet është bërë publik nga një anëtar i programit të Microsoft Windows Insider.

Sipas ZDNet, në një email të dërguar tek anëtarët e programit është kërkuar që bashkë me testimet e Windows 10 të plotësohet edhe një pyetësor, pas të cilit një numër i kufizuar i njerëzve do të mund ta shkarkojnë versionin e Android Cortana në variantin beta. (Telegrafi)