Telegrafi

Microsoft BUILD: Nokia prezanton Lumia 930

Nokia Lumia 930 sjell ekranin me diagonalen prej 5 inç në full high definition me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, në teknologjinë e ekranit Nokia ClearBlack OLED. Modeli i ri i telefonit të Nokia-së do të vijë me versionin më të ri të sistemit operativ të Microsoft, Windows Phone 8.1.
Kamera e pasme e Nokia Lumia 930 vjen me 20-megapiksel në PureView, stabilizimin optik të fotografisë (OIS) dhe optikën e ZEISS, ndërsa kamera e përparme e telefonit është në HD me 1.2 MP.

Nokia Lumia 930 mbështetet në procesorin quad core 2.2 GHz Snapdragon 800 nga Qualcomm, bashkë me 2GB RAM. Memoria e brendshme e Lumia 930 sjell 32GB, plus 7GB hapësirë në cloud.

Nokia do ta lansojë modelin e saj të ri Nokia Lumia 930 në Evropë, Azi, Indi dhe Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine në qershor të këtij viti, ndërsa çmimi fillestar i telefonit është 599 dollarë. / Telegrafi /