Telegrafi

Microsoft blen shërbimin e emailave Acompli për 200 mln

E themeluar nga krijuesit e Zendesk dhe VMWare, Accompli ka zhvilluar aplikacione mobile për iOS dhe Android, përkatësisht shërbimin e emailave që u jep prioritet emailave më të rëndësishëm të përdoruesve.

Në fakt, ky shërbim shihet si përgjigja e Microsoft ndaj aplikacionit tashmë të dëshiruar nga përdoruesit, Inbox nga Gmail, dhe Mailbox, pasi që ngjashëm sikurse këto shërbime ekzistuese në treg, edhe shërbimi i emailave të Acompli mundëson vendosjen e emailave për lexim të mëvonshëm.

Aplikacioni I Acompli gjithashtu mundëson menaxhimin e kalendarit dhe bashkëngjitjen e dokumenteve nga Google Drive, Dropbox dhe OneDrive të Microsoft, edhe pse drejtori aktual i kompanisë tha se shërbimet e saj do të ofrohen edhe në platformat tjera mobile. (Telegrafi)