Sipas njoftimeve zyrtare, tabletët Mini në Windows 8 janë në krijim e sipër, mirëpo debutimi i tyre në treg mund të marrë pak kohë.
Microsoft ka thënë se është duke e ndërruar strategjinë e tabletëve të saj, të cilët do të depërtojnë në treg për të konkurruar me iPad Mini dhe Amazon Kindle Fire.
Raportet mediale pohojnë se tabletët e rinj të Microsoft do të vijnë me ekran të ndjeshëm në prekje që nuk e tejkalojnë diagonalen prej 7 inç. / Telegrafi /