Telegrafi

Microsoft 8.5 mld $ për Skype

 Lajmi është njoftuar nga vetë multi-miljarderi, Bill Gates, i cili tha se ka arritur të bindë edhe pjestarët kryesor të bordit për të mbështetur këtë lëvizje. “Kjo është një marrëveshje fantastike për Skype, një marrëveshje fantastike për Microsoft. Skype aktualisht ka cilësinë më të mirë të video-komunikimit dhe në të ardhmen do të jetë edhe më mirë.”, – ka deklaruar Bill Gates për BBC.

Për të mbyllur këtë marrëveshje, Gates ka arritur të bindë bordin për të lëvruar një fond prej 8.5 miljardë dollarësh, në mënyrë që të bëjnë Skype-in pjesë të kompanisë./Telegrafi/