Tableti i ri nga Microsoft mund të jetë i palosshëm, ndërsa do të ketë befasi edhe në aplikacionin me të cilin punon.
Në gjeneratën e re të Surface, që pritet ta lansohet në gjysmën e dytë të vitit që vjen, do të jetë ekrani me nëntë inç, LTE apo edhe mundësi të 5G, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nuk është forma gjëja kryesore për këtë tablet, që është paralajmëruar që para një viti. Raportohet se do të mbështetet nga aplikacioni Android, për t’i dhënë mundësi sa më të lehta shfrytëzuesve.
Meqenëse Microsoft do i duhej të krijojë një sistem të ri për t’i shitur aplikacionet, konsiderohet se Androidi, do t’i mundësonte të ndahej nga Google Play. /Telegrafi/