Automjeti i lezetshëm elektrik po i shtohet edhe një vendi tjetër në Evropë.
Vetura e vogël elektrike Microlino do të jetë e disponueshme për shitje edhe në Francë, transmeton Telegrafi.
“Jemi shumë të emocionuar për lansimin sepse besojmë se Franca do të jetë një nga tregjet tona më të mëdha në Evropë. Opsioni i porosive është i hapur dhe dërgesat do të fillojnë në javët e ardhshme, në qytetet sikurse Paris, Lyon dhe Frejus dhe së shpejti edhe në qytetet e tjera”, tha bashkëthemeluesi i Micro-s, Merlin Ouboter.
Francezët tashmë janë të mësuar me automjetet e vogla elektrike, pasi vendi është edhe shtëpia e veturës së njohur Citroen Ami.
Microlino ka një shpejtësi maksimale prej 90 kilometrave në orë dhe një motor 12.5 kW.
Siç thuhet, Microlino duket si një makinë e vogël elektrike me katër rrota, por në të vërtetë është klasifikuar si një “katërçikletë e rëndë” L7e në Evropë. /Telegrafi/