Puna e palodhshme, masat aktive për punësim, taksat e ulëta, politika e investimeve të huaja, planet operative të qeverisë për punësim, sollën që papunësia të ulet deri në shkallën më të ulët historike në 22.9%, tha në konferencë për shtyp Kristijan Mickoski nga radhët e OBRM-PDUKM-së, pas informacioneve të reja të Entit Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski theksoi se OBRM-PDUKM-ja është krenare për të dhënet më të reja të ESHS. Ai tha se në vitin 2006 kur e kanë marrë pushtetin nga LSDM-ja, Maqedonia ka qenë rekordere me shkallën e papunësisë e cila sipas tij ka qenë 38%.
Ai i bëri thirrje LSDM-së që t’i realizojë premtimet që ka bërë para zgjedhjeve, pasi siç tha, qytetarët nuk kanë kohë për pritje dhe për politikë populiste./Telegrafi/