Sekretari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për TV24 ka thënë se kolegu i tij, Krsto Mukoski i ka thënë se nuk ka ndihmuar që të hapen dyert në ditën e përgjakshme në Kuvend e as nuk ka ndihmuar dhunuesit duke ju dhënë instruksione.
”Mukoski më ka thënë se nuk ka dhënë instruksione gjatë ditës së përgjakshme në Kuvend e as nuk ka qenë e pjesë e grupit dhunues” tha mes tjerash Mickoski.
Mickoski ka thënë se nuk do që t’i komentojë ”bombat” e opozitës së atëhershme pas mos përfunduar të gjithë proceset gjyqësore. /Telegrafi/