Në Kuvendin e Maqedonisë sot po debatohet për propozim amendamentet për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputeti Nikolla Micevski, nga radhët e OBRM-PDUKM-së, tha se pushteti me referendumin nuk ka marrë legjitimitet për ndryshimin e Kushtetutës dhe se në tekstin e amendamentin XXXIV të Kushtetutës fshihen dhe groposen të gjitha vendimet shtetërore të KAÇKM-së, me çka fshihet momenti fillestar i ndërtimit të shtetit të Maqedonisë dhe formohet krejtësisht një shtet i ri.
Deputeti nga radhët e LSDM-së, Tomisllav Tuntev, tha se vendi me një emër të ri nuk është një shtet i ri dhe se asgjë nuk është e humbur.
Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov, në duke ju replikuar deputetëve të opozitës, tha se nuk kemi asnjë problem të rendisim të gjitha vendimet e KAÇKM-së, duke konkretizuar se ka të bëjë me vendimet ligjore dhe ato shtetërore./Telegrafi/