Telegrafi

Mickoski: Është gënjeshtër deklarata e Ruskovskës se refuzoj bashkëpunim

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i cilësoi si të pavërteta deklaratat e prokurores Ruskovska se nuk ka dëshiruar të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe se është i gatshëm në çdo kohë të japë deklaratë dhe të bashkëpunojë.

Mickoski tha nga qershori ka shkëmbyer mesazhe me prokuroren Ruskovska për takimin në lidhje me, siç tha ai, kërcënimit të ish kryeprokurores Katica Janeva, për rastin gjyqësor të OBRM-PDUKM-ja, por deri sot nuk janë dakorduar për takim.

“Më 11 shtator ishte konferenca për shtyp ku fola për dokumentet që disa raportuesit dorëzuan në OBRM-PDUKM. Për gjithë këtë kam dëshmi dhe jam i gatshëm të dëshmoj”, tha Mickoski.

Mickoski dënoi censurën ndaj gazetarëve dhe i bëri thirrje Prokurorisë dhe institucioneve tjera të përfundojnë me punën sipas ligjeve, pa trysni ndaj gazetarëve./Telegrafi/