Site icon Telegrafi

Mickoskit nuk i lejohet fjalimi në Kuvend, përplaset me Xhaferin

Arkiva e Kuvendit i ka mohuar kërkesën kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, për te pasur fjalim ne Kuvend. Kërkesa është mohuar sepse i është referuar Talat Xhaferit me emër dhe jo kryetarit të Kuvendit. Nuk dihet nëse Mickoski do kërkoje përsëri të merr fjalë në seancë.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka theksuar se Rregullorja për punën e Kuvendit i garanton atij që të ftoj njerëz pozita e të cilëve ka rol në çështjen që është në rend dite, por se pala e interesuar duhet të drejtohet tek kryetari i Kuvendit, si institucion dhe jo tek Talat Xhaferi, si person.

“Të drejtohet tek Kryetari i Kuvendit dhe jo tek Talat Xhaferi. Nuk kam hapësirë sipas Rregullores që ta ftoj Mickoskin dhe nuk do te thirrem ne praktika te mëhershme”, ka deklaruar Xhaferi.

Exit mobile version