Telegrafi

Mickoski: Zaevit dhe klanit të tij i i vjen fundi

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se “Zaev nuk guxon të bisedojë me politikanët bullgarë për diçka që nuk ka legjitimitet”.

Sipas tij, krahas asaj që ka biseduar në emër të popullit maqedonas aj edhe ka marrë vendime pa u diskutuar me përfaqësuesit politik në shtet.

“Populli është i unifikuar. Revolta u shfaq përmes protestave, bllokimeve të rrugëve, përmes reagimeve në rrjete sociale dhe në shumë mënyrë të tjera”, tha Mickoski.

Ai shtoi se ky proces i shitjes do të ndalojë në zgjedhje kuvendare ku LSDM dhe kreu i saj do të pësojnë debakël./Telegrafi/