Site icon Telegrafi

Mickoski: Zaevi nuk mbrojti identitetin, humbëm edhe atë që kishim (Video)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski realizoi takime me qytetarë dhe anëtarë të Komitetit komunal të OBRM-PDUKM-së në Demir Hisar. Në takim Mickoski foli për gjendjen aktuale politike dhe gjendjen ekonomike si dhe për marrëveshjen me Greqinë.

“Na premtuan jetë, sollën ferr. Që kur na sollën ferrin filluan të na ndajë në të tillë, të atillë. Filluan të na ndajnë në njerëz që janë evropian dhe në njerëz që janë kundër Evropës dhe kundër forcave progresive. Ndërsa, pas perdes e plaçkitin dhe e shkatërrojnë secilën pjesë të atdheut”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, LSDM-ja nuk ka përkrahje për marrëveshjen nga qytetarët, dhe për këtë shkak tubimet e tyre zhvillohen në sheshe të popullarizuara.

“Sillen njerëzit me autobusë nga qytete tjera me presione, kërcënime dhe kanosje’, tha Mickoski duke shtuar se marrëveshja me Greqinë është zgjidhja më e keqe e mundshme për Maqedoninë.

“Me këtë dokument Zaevi e nënçmon Maqedoninë, ndërsa Maqedonia e humb emrin, ndryshohet Kushtetuta, humbet identitet. Marrëveshja e Prespës thirret në një dokument i cili quhet Karta e KB, përveç principeve në atë kartë qëndron mos ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti. Nëse ndryshimi i Kushtetutës nuk është ndërhyrje në punët e brendshme, çfarë është ndërhyrja në punë të brendshme? Që nga fillimi, në vet Preambulë kjo marrëveshje është kontradiktore në vete”, deklaroi Mickoski.

Mickoski tha se Zoran Zaevi nuk e mbrojti identitetin por aj që kishim deri tash, dhe që ka qenë pjesë e letërnjoftimit të shtetit tonë nga KB-ja e humbi./Telegrafi/

Exit mobile version