Telegrafi

Mickoski: Zaevi është mashtrues

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë në shtabin e partisë në Makedonski Brod, ku realizoi takime me qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e partisë.

“Sot shohim se despoti do t’i shkarkojë të gjithë komitetet komunal, por nuk tha se çfarë do të ndodh pastaj, dhe më pastaj harron të thotë se komitetet komunale nuk janë fajtorë që ai tregtoi me identitetin e kombit, me identitetin e shtetit”, tha Mckoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se LSDm dhe Zaev derisa ishin në opozitë premtonin autostrada, ndërsa sot qytetarët janë dëshmitarë se ajo që trashëguan nga OBRM-PDUKM nuk mund ta lëshojnë në përdorim, edhe pse dy vite Zaev është në pushtet.

“Makedonski Brod është vendi ku njerëzit po e përjetojnë varfërinë dhe perspektivën e shkatërruar që ky pushtet e solli dhe vazhdon për secilin njeri. S’ka asnjë investim të ri, s’ka diçka që mund të interpretohet si projekt apo masë që ju ndihmon qytetarëve. Këtu njerëzit”, tha Mickoski.

Sipas tij njerëzit tashmë nuk presim 500 eurot e premtuara por presin punë ndërsa ato 500 eurot kanë qenë mashtrim i Zaevit njëlloj siç ishte mashtrim 1500 euro për mjekët, subvencionet për bujqit dhe kthimi i të rinjve në shtet./Telegrafi/