Site icon Telegrafi

Mickoski: Zaev i shmanget takimit të liderëve, ndryshon qëndrime dhe duhet të ikë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se po shmanget të bisedojë për problemet që i kanë qytetarët dhe për këtë shkak ka hequr dorë nga ideja e takimit të liderëve.

Sipas Mickoskit gjendja faktike janë problemet me ekonominë, krizën shëndetësore dhe problemet me Bullgarinë.

“Është një skandal i vërtetë që Zaev dje tha një gjë, sot thotë krejtësisht një gjë tjetër. Dje tha se do të thërraësi për takim liderësh nëse nuk e bën Pendarovski, ndërsa sot ndryshoi mendimin. Ky njeri për gjithçka ndryshon qëndrimet”, tha Mickoski.

Lexo po ashtu Zaev nuk dëshiron takim liderësh, thotë se nuk ka arsye për takim

Sipas Mickoskit, Zaev me gënjeshtra dhe ofendime drejtohet ndaj tij me të pavërteta.

“Përderisa e bën këtë unë vetëm konstatoj një fakt të njohur dhe të ditur se Zaev është kriminel i amnistuar”, tha Mickoski duke kërkuar largimin e Zaevit./Telegrafi/

Exit mobile version