Telegrafi

Mickoski: Zaev nuk i rrit pensionet, por i shkurton

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nëpërmjet një video të publikuar thotë se është gënjeshtër njoftimi për rritje të pensioneve.

“Zaev gënjen kur ju thotë se ju rrit pensionet, e vërteta është se ai merr nga pensionet e juaja që e keni merituar. Besoj se nuk do të manipuloheni nga Zaev i cili mori 450 denarë nga pensionet”, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se deri në 1 janar të këtij viti rritja e pensioneve është përllogaritur si rezultat i rritjes së dy indikatorëve, rritja e shpenzimeve për jetesë dhe gjysma e rritjes së pagës mestare për gjashtë muaj e fundit. Më 1 janar, thotë Mickoski, Zaev hoqi indikatorin e dytë dhe kështu, u ulën pensionet.

“Pensioni mestar më 31.12.2018 ishte 14.445 denarë, dhe nëse ky pension ashtu siç ishte paraparë me ligj do të rritej me 6.15% aq sa ishte rritje e pagës mesatare në gjysmën e dytë të vitit 2018, atëherë pensioni do të rritjen për 3.05% dhe do të ishte 14.890 denarë”, sqaron Mickoski.

Ai tha se Zaev ka marrë 445 denarë në gjashtë muaj e parë ndërsa në gjashtë muajt e dytë Zaev, nga pensionet ka marrë 705 debarë në muaj./Telegrafi/