Maqedonia dhe Serbia ndajnë vlera të përbashkëta, por edhe pengesa lidhur me anëtarësimin në NATO dhe BE. Këtë e theksuan sot në takim kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.
Ata theksuan se është e nevojshme bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave, si dhe qasje transparente nga të dy palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe rreth temave për pengesat rajonale, mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit dhe interesat strategjike të të dy shteteve.
Mickovski ka thënë se politika e mirë ndërfqinjësore, mirëkuptimi mes vete dhe respektimi i parimeve bazë, paraqet dobi të madhe për gjithë rajonin./Telegrafi/