Telegrafi

Mickoski: Vetëm populli mund ta mbledh Kuvendin

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp përsëriti qëndrimin e kryetarit Talat Xhaferi që Kuvendi përsëri mund të mblidhet vetëm me një përbërje të re parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia më e madhe opozitare nuk iu bashkua iniciativës së 35 deputetëve të LSDM-së për të mbledhur përsëri Kuvendin për të rregulluar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, njëra pas tjetrës në vend.

“Kjo përbërje e parlamentit është e dikurshme. 108 deputetë votuan njëzëri, prandaj atë sallë të deputetëve mund ta mbush vetëm populli. Nuk mundet as Zaev dhe një grup i ish-deputetëve”, tha Mickoski.

Sipas Mickoski, kjo do të thotë që partia në pushtet duhet t’i përmbahet marrëveshjes që hapi tjetër pas gjendjes së jashtëzakonshme është të organizojë zgjedhjet parlamentare, por nga ana tjetër ato nuk janë të mundshme brenda një kohe të shkurtër.

“OBRM-PDUKM është e gatshme të mposhtë gjithnjë LSDM-në. Mendimi është që mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një krizë të tillë nuk është e mundur. Një nga tre prioritetet kryesore të partisë nuk është mbajtja e zgjedhjeve për momentin”, tha Mickoski./Telegrafi/