Telegrafi

Mickoski ua përsëriti Kukanit dhe Fleckensteinit se marrëveshja me Greqinë për OBRM-PDUKM-në është e papranueshme

“Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në takimin e sotshëm me euro deputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein e përsëriti qëndrimin se partia e tij nuk mund të pranojë marrëveshjen e Greqisë për shkak se, siç ka thënë, është në kundërshtim me interes kombëtare dhe shtetërore, ndërsa në të ardhmen do të hapet mundësia të shfrytëzohet si mekanizëm juridik për bllokimin e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Sipas OBRM-PDUKM-së, gjatë bisedimeve të përbashkëta është konstatuar se integrimi euroatlantik i Maqedonisë në BE dhe NATO është kyç për zhvillimin e vendit, standardin jetësor të qytetarëve, si dhe për proceset reformuese në gjyqësi, shëndetësi dhe arsim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike në shtet, ndërsa Kukanit dhe Fleckensteinit ju është thënë se Qeveria aktuale ka progres të pamjaftueshëm në proceset reformuese të nevojshme për anëtarësim në BE./Telegrafi/