Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot realizoi takim me komitetin e përzier parlamentar të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.
Në takim u bisedua për të ardhmen euroatlantike të shtetit, ndodhitë aktuale politike si dhe për referendumin e 30 shtatorit.
Nga OBRM-PDUKM kumtojnë se “bashkëbiseduesit ishin të njëzëshëm se integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është kyçe për zhvillimin e standardit jetësor të qytetarëve si dhe proceset reformuese në gjyqësi, shëndetësi, arsim si dhe për zhvillimin e shtetit.
OBRM:PDUKM në kumtesën e tyre thotë se Mickoski ceku përkushtimin e OBRM-PDUKM-së në integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE që është edhe interes strategjik dhe shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski ju tha se marrëveshjen e emrit me Greqinë, OBRM-PDUKM-ja nuk mund ta pranojë, nga fakti se ai është në kundërshtim me parimet dhe principet e partisë, ndërsa në të ardhmen do të paraqes edhe mekanizëm juridik për bllokimin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Mickoski përsëriti qëndrimin se qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë mjaftueshëm të pjekur dhe të dinjitetshëm që vet të vendosin se si do të veprojnë më 30 shtator./Telegrafi/