Lideri i ri që trashëgoi Gruevskin në pozitën e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski është përgjigjur në “Click Plus”, në lidhje me koalicionin shqiptar, nëse do të bëhej kryeministër.
Ai thotë se do të koalicionon me atë parti politike që kanë program të përbashkët që është në interes të qytetarëve.
“Me atë parti me të cilën do të kemi program të përbashkët, që do të jetë në interes të të gjithë qytetarëve, dhe që do të ofron projekte për qytetarë më të lumtur”, thotë Mickoski
Ai shprehet se diçka të tillë e sheh tek të gjitha partitë politike që e identifikojnë veten si parti shqiptare.
I pyetur për Ligjin për Gjuhët, Mickoski rikonfirmon qëndrimin e partisë së tij, kundër këtij ligji, duke shtuar se duhet të rishikohet dhe të përmirësohet, pasi që është jokushtetues./Telegrafi/