Site icon Telegrafi

Mickoski: Do t’i mposhtim padrejtësitë, e ardhme më e mirë do të vijë për gjithë ne

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ishte në vizitë te manastiri i Shën Naumit të Ohrit në Kodër Dielli.

Me shënimin e festës ortodokse Shën Naumi i Ohrit, Mickoski të pranishmëve ju uroi festën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vepra e Shën Naumit të Ohrit na mëson se mirësia dhe jetesa e vërtetë janë mënyra e drejtë, që e ndriçon rrugën dhe i fiton padrejtësitë”, tha Mickoski duke shtuar se Maqedonia në ditët e sotme po ballafaqohet me sfida të shumta ndërsa qytetarët jetojnë me vështirësi dhe pasiguri.

Të gjithë së bashku, thotë Mickoski, duhet ta realizojmë angazhimin tonë për ndryshime më të mira dhe për zgjidhjen e problemeve.

“Duke besuar fuqishëm te qytetarët dhe ndërgjegjja e tyre për gjendjen besoj se do të mposhten padrejtësitë dhe se e ardhmja më e mirë do të vijë për të gjithë ne”, tha mes tjerash, kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Exit mobile version