Telegrafi

Mickoski thotë se paga mesatare nuk është 30.000 denar, ashtu siç pretendohej

Kryetari i OBRM-PDUKM-s, Hristijan Mickoski thot se n vend të pesë përqind që u paralajmëruan, BVP nuk është as në gjysmë.

Sipas tij, rënia e prodhimit në industri është alarmante, dhe nuk është arritur as paga mestare prej 30.000 denarë ashtu siç premtohej para zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski shton se nuk janë realizuar as premtimet e zvogëlimit të tatimit për pesë përqind në IT industrinë por edhe rritet dallimi mes importit dhe eksportit.

“Nëse krahasohet tremujori i parë i vitit 2018, kur dallimi ishte diku mbi 350 milion euro, në tremujorin e parë të vitit 2019 do të vëreni se është përafërsisht e njëjta, por nëse shihni në tremujorin e dytë, krahasuar me vitin 2018, ka dallim për 12.4%”, thotë Mickoski./Telegrafi/