Site icon Telegrafi

Mickoski: TEV Osllomej nuk do të paraqet rrezik për shëndetin e popullsisë lokale

Rifillimi me punë dhe modernizimi i TEC Osllomej nuk do të paraqetë rrezik për shëndetin e popullsisë lokale. Kështu shprehet Hristijan Mickoski, kryesues i Komisionit shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pohon se standardet e larta të BE-së janë të mjaftueshme për një emetim të ulët të grimcave të dëmshme, ndërkaq bën të ditur se procesi i revitalizimit të TEC-it do të zgjatë edhe tre vite.

Mickoski shprehet se ELEM-i nuk do të ndërmerr hap ose vendim që do të ishte në kundërshtim me interesat e qytetarëve të vendit, sidomos atyre që gravitojnë afër këtij TEC-i, dhe se nuk do të lejojë asgjë që të dëmtohet cilësia e jetës së tyre, në aspekt të ambientit jetësor./Telegrafi/

Exit mobile version