Martin Neshkoski, Nikolla Mlladenov, Nikolla Sazdovski, Martin Janushev, vendimi gjyqësor për 27 prillin ishin një pjesë e rasteve që kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski i përmendi në mitingun e djeshëm në Negotinë.
“E përmendnin Nikolla Mlladenovin dhe thonin: ky njeri nuk humbi jetën në aksident, ky njeri është i vrarë, ne kemi materiale dhe këto materiale do t’i prezantojmë tek opinioni maqedonas. Keqpërdornin fatkeqësi njerëzore, që vite më pastaj të shohim bashkëshortet e saj se si thotë se bashkëshorti i saj ka humbur jetë për shkak të shpejtësisë, e njëjta gjë që thonte raporti i policisë. Dhe normalisht despoti hesht, dhe nuk kërkon falje tek opinioni në Maqedonia që e manipuloi vetëm për të ardhur në pushtet, asgjë më shumë, për më shumë privilegje, për më shumë fuqi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për të dënuarit e 27 prillit, Mickoski i quajti “patriotë, njerëz që kanë gabuar vetëm për shkak se kanë dashur shtetin e vet”.
“Ata sot janë të burgosur me dënim me burg më shumë se dy shekuj. Në të njëjtën kohë terroristët që u kthyen nga luftërat në Siri marrin dënim prej 6 vitesh, tre herë më e vogël se vëllezërit tanë patriot, vetëm sepse kanë gabuar që kanë dashur shtetin e vet”, tha Mickoski.
Për himnin që nuk u intonua gjatë vizitës së kryeministrit grek, kreu i OBRM-PDUKM-së, pyeti se çfarë miku është ai nëse nuk të respekton për atë se çfarë je./Telegrafi/