Telegrafi

Mickoski: Do të propozojmë kandidat të ri për ministër teknik në MPB

Kryetari i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, sot në konferencë për shtyp, tha se partia e tij do të propozoj kandidat të ri për ministër teknik për Punë të Brendshme.

Ai nuk e zbuloi se cili do të jetë kandidati i ri i tyre, por theksoi se do t’i largojë të gjitha pengesat që sipas tij, Zaevi i nxjerr me arsyetimin për të mos u mbajtur zgjedhjet.

Mickoski gjatë konferencës përmendi disa raste, që sipas tij, Zaevi dhe LSDM-ja e kanë shkelur Kushtetutën me emërimin e disa funksionarëve në poste të caktuara.

I pyetur nga gazetarët nëse nuk pranohet edhe kandidati tjetër, Mickoski u shpreh i bindur se një gjë te tillë nuk do të ndodh./Telegrafi/